Përshkrimi
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes.
Shqisa e të parit, të dëgjuarit dhe të folurit zhvillohen në vitin e parë.
Pas një viti, zhvillohen funksionet më të larta nervore të cilat janë të rëndësishme për përqendrimin, vëmendjen dhe inteligjencën e fëmijës.
Në vitin e parë të jetës, truri i fëmijës rritet me 175%.
Nga viti i dytë deri në moshë mature, truri rritet me vetëm 20%.
Për këtë arsye shkencëtarët dhe mjekët deklarojnë: “Truri që kemi zhvilluar deri në moshën 3 vjeç është ai që do na shoqërojë gjithë jetën”
DHA, një nga 3 acidet yndyrore Omega-3, ka rëndësinë më të madhe për sa i përket zhvillimit të trurit dhe zhvillimit të shikimit tek fëmija juaj.
DHA është përbërësi strukturor më i rëndësishëm i trurit dhe retinës pasi përbën 97% të të gjithë acideve yndyrore Omega-3 në tru dhe 93% të acideve Omega-3 në retinë.
DHA përbën 30% të lëndës gri në tru.
Acidet Yndyrore DHA Omega-3, kanë rol në:
Zhvillimin e sistemit nervor tek fëmija
Zhvillimin e trurit dhe funksioneve konjitive
Zhvillimin e funksioneve psikomotore
Zhvillimin normal të të parit në gjithë kompleksitetin e tij (nga retina deri në interpretimin në tru të pamjes
Pas 6 muajve të parë të jetës, qumështi i gjirit i vetëm nuk mund të plotësoje nevojat energjitike dhe nutricionale të organizmit.
Gjithashtu nuk përmbush nevojat për acidet yndyrore Omega-3 (DHA). është e domosdoshme të përdoret një suplement omega-3 në dietën e fëmijës.
Përdorimi
Doza e rekomanduar e vajit të peshkut për fëmijët në mënyrë që të arrihen nevojat ditore për DHA, variojnë sipas moshës 100-150 gr vaj peshku në javë.
Paketimi 30 kapsula
Prodhuesi (4U PHARMA)