D
u
k
e
 
u
 
n
g
a
r
k
u
a
r
.
.
.
FLORADIX TONIK SIR 250ML-1
€13.99  Përfshirë TVSH-në

Floradix -Tonik me hekur, vitamina dhe ekstrakte bimore

Përmban ekstrakte bimore dhe koncentrate të frutave. Hekuri, Vitamina B2, B6, B12 dhe C kontribuojnë në mposhtjen e lodhjes dhe plogështisë

Floradix përmban hekur lehtësisht të absorbueshëm nga organizmi, më saktësisht në formë të glukonatit të hekurit, përmban vitaminë C bashkë me koncentratet e frutave të cilat kontribuojnë në fuqizimin e absorbimit të hekurit, si dhe vitaminë B2, B6 dhe B12, që bashkërisht kontribuojnë në shuarjen e lodhjes dhe përmirësimin e nivelit të hemoglobinës.

Floradix përmban hekur me aftësi të lartë të absorbimit. Acidet e frutave dhe ekstraktet bimore e parandalojnë shfaqjen e pengesave në tretje, shpesh të shkaktuara nga preparatet me përmbajtje të hekurit.

Nuk përmban lëndë konservuese, ngjyrues dhe aromatizues kimik, organizma të modifikuar gjenetikisht, alkool, laktozë, produkte të qumështit, apo kokrra (lajthi, arra, bajame, etj.)

Floradix për më tepër është një formulë e lëngët që nuk shkakton kapsllëk. Përmban ekstrakte bimore nga hithra, karotat, spinaqi, kopra dhe algat ngjyrë kafe, të cilat e ndihmojnë tretjen dhe ia sigurojnë organizmit elementet e tjera në gjurmë. Ndërkaq lëngjet e frutave i japin Floradix një shije të këndshme.

 

Floradix u dedikohet: fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve, të moshuarve, personave në rekonvaleshencë, vegjetarianëve, të gjithë personave fiziksht aktiv – sportistëve, grave shtatëzëna dhe nënave gjidhënëse.

 

 

 

Përdorimi:

 

Për të rritur absorbimin e hekurit, merrni Floradix në stomak të zbrazët, përafërsisht 30 minuta para ushqimit, ose pas 2 orëve.

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç: 10ml dy herë në ditë gjysmë ore para mëngjesit dhe darkës

Fëmijët e moshës 6-12 vjeç: 10ml një herë në ditë

Fëmijët e moshës 1-5 vjeç: 5ml një herë në ditë

 

Përmbajtja:

Ekstrakt ujor bimësh (54 %) nga: karota (Daucus carota), hithra (Urtica dioica), spinaqi (Spinacia oleracea), grami zvarritës (Agropyron repens), fryti i koprës (Foeniculum vulgare), algat ngjyrë kafe (Macrocystis pyrifera), hibiskusi (Hibiscus sabdariffa).

 

Përzierje e koncentratit të frutave (29,4 %) nga: dardha, rrushi, boronica e kuqe, manaferra, vishnja, portokalli, rrepa e kuqe, ekstrakt rogaçi, ujë dhe limon. Përbërësit e tjerë: mjaltë, ekstrakt ujor kaçe, ekstrakt i thërrimeve të grurit, ekstrakt ujor i tharmit të bukës, aromë natyrore, ujë.

 

Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit para përdorimit dhe mos e tejkaloni dozen e rekomanduar. Shtesat ushqimore nuk janë zëvëndësues të ushqimit të rregullt ditor. 


Kostot e Transportit dhe Kohëzgjatja e Dorëzimit

Kosovë

Transporti për porositjet në Kosovë kushton vetëm 2.00 euro. Kemi angazhuar shërbime të shpejta transporti që sigurojnë dorëzimin e porosisë suaj brenda 24 orëve, me një kohëzgjatje maksimale eventuale prej 48 orëve.

Shqipëri & Maqedoni

Porositjet drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë kushtojnë 6.00 euro për transport. Për të siguruar një dorëzim të sigurt dhe efikas, kohëzgjatja e parashikuar është 3-5 ditë pune. Ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar këtë kohë dhe garantuar që produktet tuaja të mbërrijnë në gjendje optimale.

Shikoni edhe këto produkte

+383 49 295 701

/ Phone

Bill Clinton, Prishtina 10000

/ Adresa