Përshkrimi
Shtesë ushqimore me propolis, echinace, acerola dhe lëng molle.
Propol 0.15 g, Ekstrakt Echinacea 0.45 g, Ekstrakt Acerola 0.18 g, Lëng molle i koncentruar 6 g
Propoli: mbrojtës i rrugëve të sipërme respiratore, vepron kundër dhimbjeve të fytit, acarimit të mukozës orale dhe gjendjeve gripale.
Ka veprim në rritjen e imunitetit, veprim antibakterial, antioksidant, vazoprotektor.
Acerola: mbrojtëse natyrale shumë e pasur me Vitaminë C, përmban 100 herë më shumë vitaminë C se sa agrumet (limoni, portokalli).
Përmban edhe bioflavonoide që përforcojnë veprimin e Vitaminës C.
Echinacea: Ka veprim baktericid, vepron kundër viruseve, stimulon imunitetin.
Mbanë larg bakteriet dhe viruset dhe rrit numrin e qelizave të bardha të organizmit përgjegjëse për mbrojtjen e organizmit nga faktorët
e ndryshëm të mjedisit të jashtëm.
Indikacionet:
Përbërësit e tij me veprim antibakterial dhe antiinflamator stimulojnë mbrojtjen imunitare të organizmit.
Ndihmon për të luftuar dhe parandaluar simptomat e ftohjes tipike në
stinën e vjeshtës dhe dimrit.
Përdorimi
Fëmijët: 5ml, 2 herë në ditë
Të rriturit: 15 ml 2 herë në ditë
Nuk rekomandohet përdorimi i shurupit në shtatzëni dhe laktacion.
Paketimi 150ml
Prodhuesi (SELLA)