D
u
k
e
 
u
 
n
g
a
r
k
u
a
r
.
.
.
ZETA ARTRO-CUR FLEX A20-1
€27.99 €28.99  Përfshirë TVSH-në

Parandalimi i degjenerimit tё nyjeve
I quajtur ndryshe si osteoartriti apo artroza, degjenerimi i nyjeve ёshtё njё gjendje shumё e pёrhapur qё ka ndikim jashtёzakonisht tё madh nё kualitetin e jetёs sё njeriut.
Shumё faktorё ndikojnё nё degjenerimin e nyjeve, ku rol mё tё rёndёsishёm luajnё:
• traumat apo lёndimet e ndryshme;
• ndёrhyrjet kirurgjike jo tё suksesshme;
• keqformimet e lindura tё kockave dhe aparatit nyjёtor;
• profesionet e caktuara qё pёrfshijnё lёvizje tё shpeshta pёr njё kohё tё gjatё;
• stili i tё jetuarit;
• obeziteti dhe mosha.
Mё sё shpeshti degjenerohen nyjet e mёdha si kёrdhokulla apo gjuri, nyjet gishtave tё dorёs, shpatulla dhe shtylla kurrizore.
Nё nyjet e atakuara, mё sё shpeshti vёrehen simptomat e dhimbjes si dhe kufizimit tё lёvizjes. Pёrderisa te nyjet e atakuara nga sёmundjet reumatike dhimbja lehtёsohet me lёvizje dhe pas mёngjesit, te degjenerimi i nyjeve dhimbja ёshtё konstante si dhe theksohet edhe mё tepёr gjatё lёvizjes. Mund tё vёrehen edhe simptoma tё tjera si ёnjtja dhe krepitacionet (zhurma gjatё lёvizjes sё nyjёs).
Edhepse tingёllon si gjendje shumё alarmante, kjo gjendje tejkalohet me ndryshimin e stilit tё jetёs, terapi fizikale, barna kundёr dhimbjes, injeksione brendanyjёtore, etj.
Rol shumё tё veçantё nё parandalimin dhe trajtimin e degjenerimit tё nyjeve luan edhe marrja e suplementeve ushqimore, me theks tё veçantё tё kolagjenit, vitaminave dhe mineraleve.
ZETA Artro-Cur Flex ёshtё produkt Italian i cili pёrmban tё gjithё kёta komponentё nё formёn mё tё pastёr dhe mё sё lehti tё aplikueshme pёr pacientin, duke parandaluar dhe trajtuar degjenerimin e nyjeve dhe duke rritur kualitetin e jetёs sё pёrdoruesit.
Kategoria: Zbritja Javore Tags: zeta.artrocur,flex SKU:

Kostot e Transportit dhe Kohëzgjatja e Dorëzimit

Kosovë

Transporti për porositjet në Kosovë kushton vetëm 2.00 euro. Kemi angazhuar shërbime të shpejta transporti që sigurojnë dorëzimin e porosisë suaj brenda 24 orëve, me një kohëzgjatje maksimale eventuale prej 48 orëve.

Shqipëri & Maqedoni

Porositjet drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë kushtojnë 6.00 euro për transport. Për të siguruar një dorëzim të sigurt dhe efikas, kohëzgjatja e parashikuar është 3-5 ditë pune. Ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar këtë kohë dhe garantuar që produktet tuaja të mbërrijnë në gjendje optimale.

Shikoni edhe këto produkte

+383 49 295 701

/ Phone

Bill Clinton, Prishtina 10000

/ Adresa