D
u
k
e
 
u
 
n
g
a
r
k
u
a
r
.
.
.

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te gratë

Postuar nga : Barnatore Online / On : Apr 13, 2024

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te gratë

Një ekip kërkimor në Universitetin e Miçiganit ka zbuluar se pilulat kontraceptive mund të ulin nivelet e hormoneve tek femra, por kjo ulje e hormoneve të marra nga pilulat mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit.


Studimi ka analizuar shtatë pilula të zakonshme kontraceptive dhe ka zbuluar se në katër prej tyre, nivelet e progestinës, një formë sintetike e progesteronit, ishin më shumë se katër herë më të larta se nivelet natyrore, shkruan HufPost.


 


Gjithashtu, një nga këto pilula rrit ekspozimin ndaj etinil estradiolit, një lloj estrogjeni sintetike e lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.


Profesori Beverly Strassmann, e cila drejtoi studimin, tha se qëllimi ishte të shihet nëse pilulat kontraceptive rrisin ose ulin ekspozimin hormonal krahasuar me nivelet natyrore të hormoneve që gratë prodhojnë natyrshëm gjatë ciklit menstrual.


 


Në studimin e tyre, ekipi hulumtues krahasoi nivelet e estrogjenit dhe progesteronit në gratë që nuk merrnin pilulën kontraceptive me nivelet totale të hormoneve sintetike që përmbajnë këto pilula.


 


Profesori Strassmann tha se është e rëndësishme të kuptojmë se si kontracepsioni hormonal mund të ndikojë në rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit, pasi ky kancer është një nga llojet më të shpeshta të kancerit tek gratë në Shtetet e Bashkuara dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.


 


Studimet tregojnë se një ekspozim i zgjatur ndaj niveleve të larta të hormoneve, siç ndodh gjatë shtatzënisë ose tek gratë mbi peshë, mund të ndikojë në rritjen e qelizave të ndryshme dhe rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

0 Komente

Lini një koment

Emaili juaj nuk do të publikohet. Hapësirat e nevojshme janë të hijëzuara

+383 49 295 701

/ Phone

Bill Clinton, Prishtina 10000

/ Adresa