D
u
k
e
 
u
 
n
g
a
r
k
u
a
r
.
.
.
FLORADIX ALPENKRAFT SIR 250ML-1
€12.49  Përfshirë TVSH-në

Alpenkraft është një shurup bimor, i cili përmban ekstrakte dhe distilate të shumë bimëve të dobishme si dhe mjaltë dhe ekstrakt malti të pastër.

Bimët e përzgjedhura me kujdes dhe përbërësit e përdorur në prodhimin e shurupit bimor Alpenkraft e bëjnë këtë shurup në veçanti të dobishëm për njerëzit të cilët janë në kontakt me ndotësit iritues siç janë tymi i duhanit, pluhuri apo gazrat industriale.

Shurupi Bimor Alpenkraft është i dobishëm për kanalet e frymëmarrjes, dezinfekton mukozen e gojës dhe fytin. Parandalon ftohjen, dhëmbjen e fytit, bronhitin dhe infeksionet.

Poashtu, Alpenkraft mund të ndihmojë në lehtësimin e zërit të ngjirur, dhe gjen aplikim: tek tharja e fytit; për nxitjen e sekretimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes duke ndihmuar kështu në lehtësimin e kollës; për njomjen e fytit kur kërkohet qëndrimi në ambiente me ajër të thatë; për parandalim të ftohjes para dhe pas sezonës së dimrit.

 

Aroma e këndshme natyrale e shurupit Alpenkraft e bënë të jetë zgjedhja numër një e të rriturve dhe fëmijëve.

 

Përdorimi:

Fëmijët 6 deri 12 vjeç: 3 x 5 ml në ditë.

Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 3 x 10 ml në ditë.

Të mbahet në gojë për pak çaste e pastaj të gëlltitet.

 

Përmbajta:

Përbërësit: Ekstrakte ujore dhe distilate (33,4 %): trumzës (Thymus vulgaris), lules së kamomilit (Chamomilla recutita), lules së blirit (Tilia cordata), frytit të anasonit (Pimpinella anisum), frytit të kuminit (Carum carvi), frytit të koprës (Foeniculum vulgare), boçave të kulprës (Humulus lupulus), thartushës së gjelbër (Polygonum aviculare).

 

Ekstraktit të pishës malore (Pinus mugo), ekstraktit të jamballit (Glycyrrhiza glabra). Vajra eterike (0,114 %): pishës malore (Pinus mugo), anasonit në formë ylli (Illicium verum), koprës (Foeniculum vulgare), limonit (Citrus limon), eukaliptit (Eucalyptus globulus), mendrёs (Mentha x piperita). Përbërësit e tjerë: sheqer, mjaltë, ekstrakt malti (nga elbi). Dendësues: algjinat natriumi

 

Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit para përdorimit dhe mos e tejkaloni dozen e rekomanduar. Shtesat ushqimore nuk janë zëvëndësues të ushqimit të rregullt ditor.


Kostot e Transportit dhe Kohëzgjatja e Dorëzimit

Kosovë

Transporti për porositjet në Kosovë kushton vetëm 2.00 euro. Kemi angazhuar shërbime të shpejta transporti që sigurojnë dorëzimin e porosisë suaj brenda 24 orëve, me një kohëzgjatje maksimale eventuale prej 48 orëve.

Shqipëri & Maqedoni

Porositjet drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë kushtojnë 6.00 euro për transport. Për të siguruar një dorëzim të sigurt dhe efikas, kohëzgjatja e parashikuar është 3-5 ditë pune. Ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar këtë kohë dhe garantuar që produktet tuaja të mbërrijnë në gjendje optimale.

Shikoni edhe këto produkte

+383 49 295 701

/ Phone

Bill Clinton, Prishtina 10000

/ Adresa