Përshkrimi
Komcyst është produkt bimor inovativ me përbërje të patentuar të Furocyst i ekstraktuar nga farat e fenugreek (kopra greke) dhe nuk përmban kimikate.
Është shtesë ushqimore natyrale, efektive dhe premtuese për menaxhimin e Sindromës së Vezores Policistike (PCOS-nga angl. Polycystic Ovary Syndrome).
Përbërësit
Ekstrakti i farës së fenugreek 500mg
Komcyst ndihmon në:
• Rritjen e aktivitetit sensibilizues të insulinës dhe shfrytëzimin periferik të insulinës, duke e përmirësuar në këtë mënyrë rezistencën ndaj insulinës dhe hiperinsulineminë.
• Uljen e hiperkolesterolemisë.
• Uljen e prodhimit të testosteronit, duke normalizuar në këtë mënyrë simptomat e akneve, ciklit të çrregullt menstrual që ngadalëson rritjen jonormale të qimeve.
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një problem në të cilin gratë kanë çekuilibër të hormoneve seksuale femërore.
Sindroma e vezoreve policistike ka rëndësi klinike dhe shëndetësore, pasi që prevalenca e saj është shumë e lartë tek gratë e moshës riprodhuese. Vezoret policistike përmbajnë një numër të madh të cisteve. Këto ciste janë qeska të pazhvilluara në të cilat zhvillohen vezët.
Shenjat dhe simptomat e PCOS
• Çrregullime menstruale: PCOS kryesisht prodhon oligomenorrhe (disa cikle menstruale) ose amenorrhe (pa cikle menstruale).
• Sterilitet: Vështirësi për të mbetur shtatzënë për shkak të ovulacimit të çrregullt dhe mungesës së ovulacimit (anovulim).
• Nivel i lartë i hormoneve mashkullore: Më të shpeshtat janë aknet dhe hirzutizmi (rritje e qimeve si te burrat), por mund të prodhojë hipermenorrhe (cikle menstruale të rënda dhe të zgjatura) dhe alopeci androgjenike (shtim i rrallimit të flokëve ose rënie e përhapur e flokëve).
• Sindromë metabolike: PCOS shoqërohet me rrezik të shtuar të diabetit të tipit 2, nivele të larta të kolesterolit dhe obezitet.
Përdorimi
1-2 kapsula në ditë me vakt.
Paketimi 60 kapsula
Prodhuesi (PRIVATE LABEL KOMOT PHARMACEUTICAL)