Përshkrimi
Vitamina C është një vitaminë dhe antioksidant i rëndësishëm që mbron trupin tonë nga radikalet e lira.
Vitamina C është gjithashtu e rëndësishme për sintezën e kolagjenit dhe kështu për të gjitha indet tona të buta : enët e gjakut, kockat, mishrat e dhëmbëve dhe lëkurën, dhe ndihmon trupin të thithë hekurin.
Forcon sistemin imunitar
Vitamina C e njohur si komponent i sistemit imunitar, është gjithashtu e nevojshme edhe për kolagjenin, proteinë kryesore strukturore që gjendet në indet lidhës.
Një dozë e përshtatshme e vitaminës C do të mbrojë trupin tuaj nga infeksioni dhe do të ruaj kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, si dhe rrit aftësinë e trupit për shërimin e shpejt të plagëve.
Karakteristikat kryesore:
Vitamina C përfaqëson linjën e parë mbrojtëse të organizmit kundër radikaleve të lira dhe siguron mbrojtjen nga agjentët oksidues që janë toksike për qelizat.
Ndihmon absorbimin e hekurit që është e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Përdoret për të trajtuar dhe për të parandaluar mungesën e vitaminës C, kundër sëmundjes së skorbutit.
Kundër ftohjes: vitamina C me funksionin e saj ne sistemin imunitar lufton kundër baktereve, viruseve dhe infeksioneve, gjithashtu shërben si një antihistamine efektive që do të minimizoj efektet e pakëndshme të ftohjes, duke përfshirë inflamacionin, rrufën dhe dhimbjen.
Përdorimi
Merret dy herë në ditë nga 10 pika ose sipas përshkrimit të mjekut.
Mund të pihen të tilla ose të hollohen me ujë ose ndonjë lëng tjetër.
Përmbajtja mesatare për pikë: Vitamin C = 2.5 mg
Paketimi 15ml
Prodhuesi (OFI)